Bora Zemani shtatzënë apo sërish një Iojë?

Pak minuta më parë Bora Zemani ka ndarë në rrjetet sociale promon e emisionit të saj. Por ajo që ka tërhequr vëmendjen është pikërisht fjalia e Borës:

“Gëzimet nuk mbahen për vete”, më pas ajo vendos duart tek barku dhe një moment më vonë tregon se Donaldi është i ftuar në emision.

Pra nëpërmjet kësaj Bora ka treguar se ajo dhe Donaldi janë në pritje të një fëmije? Kjo mbetet për tu parë.

Edhe pse shpeshherë është aluduar se Bora është shtatzënë, deri më tani në Instagramin personal nuk ka publikuar asgjë kështu që të shohim nëse Bora do të jetë në pritje të ëmbël apo është thjesht lojë fjalësh të lidhura në promo pasi kjo nuk është hera e parë që bëhen të tilla lojra! Rikujtojmë se Bora ka luajtur me “shtatzaninë” teksa ka qenë e ftuar tek “M’ler të flas” dhe Romeo thoshte se do të bëhej xhaxha.