Bejta hoqi syzet gjatë Prime-it të së hënës në “Big Brother VIP Kosova”, pas kërkesës së nënës së tij.
Pak pas spektaklit u publikua videoklipi “Dera”, ku këngëtari gjithashtu shfaqet pa syze, duke nxitur aludime për një strategji promocionale.
Ekipi i artistit sqaroi në Instagram se heqja e syzeve pritej, por nuk dihej kur do të ndodhte. Menaxhmenti kishte planifikuar ta publikonte këngën pikërisht në atë moment, ndaj klipi ishte xhiruar paraprakisht pa syze.
Sipas ekipit, “Dera” është kënga e fundit e EP-së “Daors” dhe një projekt shumë personal, të cilin Bejta e kishte ruajtur për të mbyllur këtë kapitull muzikor.