“Nuk mbaj mend të ketë qenë ndonjë kërcimtar…”, Ilir Shaqiri nuk kursehet për ish-banorin e BBV

Mes të tjerash, Ilir Shaqiri sqaroi edhe deklaratat e ndërsjella mes tij dhe Albi Nakos.

“Unë me Albin kam punuar në Itali, në një trup baleti ka qenë balerinë, unë si koreograf.

E njoh shumë mirë dhe më njeh kush. Atë që i kam thënë, mes dy profesionistëve duhet të ketë respekt.

Karrigia ku ulej dhe rëndësia që iu dha e detyronte të ishte pak më thumbues, pak më intrigant pëe atë që ishte personazhi i tij.

Unë me Albin nuk kam asnjë lloj problemi. Nuk e mbaj mend mirë çfarë vendi kishte te leva Albi, por nuk mbaj mend të ketë qenë ndonjë kërcimtar i rreshtit të parë.”