Upss/ Paska qenë e MANIPULUAR? Del zbuluar skema e goglave e përdorur në BBV – VIDEO

Mbrëmjen e djeshme, Ledioni iu bëri të ditur finalistëve se do të ndahen në çift;

zgjedhje që do të bëhet nëpërmjet disa goglave dhe mes çifteve do të ketë nominim “kokë më kokë”.

Kështu në studio mbëriti edhe globi me gogla, brenda të cilave ndodheshin emrat e secilit finalist.

Arbër Hajdari u thirr nga Ledioni për të bërë përzierjen e goglave.

Ky moment duket se ka ngritur mjaft dyshime në rrjet mbi vërtetësinë e zgjedhjeve, teksa një llogari në TikTok edhe e ka vërtetuar këtë.