DETAJE TË REJA/ Aludohet se i’a ka “marrë” zemrën Ledri Vulës, vajza qenka motra e këtij këngëtari të njohur

Të gjithë jane kureshtare se fundi per Rina Zaitin, vajza e cila aludohet ti ketë ‘vjedhur zemrën’ Ledri Vules.

Si fillim, Rina është motra e Ron Zaitit. Ron Zaiti është një këngëtar i ri, i cili famën më të madhe e mori në bashkëpunimin me Dafina Zeqirin, “Murder on the dancefloor”.

Më pas ai bashkëpunoi me Semi Jaupajn në “All your lovin’”, me DJ Geek në “Ganja”, sërish me Dafinën me “Boma ni tel” e kështu me radhë. Aktualisht ka vijuar me projektet e tij pasi siç dihet, bashkëpunimeve me Dafinën u erdhi fundi për arsye që nuk u bënë të ditura nga dyshja shkruan ‘Popart.’

Profesioni i Rinës është estetiste thonjsh. Ajo ka një studio me emër ku nuk mungojnë as klientet VIP. Gjatë kohës që vëllai i saj bashkëpunonte ende me Dafinën, artistja ia besonte asaj këtë aspekt të imazhit vajzës në fjalë. Por edhe kishin mjaft miqesi asokohe, me vone dy vajzat nuk janë parë më bashkë.

Rina ka pasur edhe një raport miqësor me Sara Hoxhën, ish-partneren e Ledrit. Si fillim, Fjolla Beka, sipërmarrësja e njohur që kujdeset për imazhin e VIP-ave, është mike e afërt e saj por njëkohësisht edhe e Sara Hoxhës. Sakaq, as me te tani nuk ndiqet më as në rrjete sociale.