Kush e nxorri nga TV Arbana Osmanin: Burrnesha e fundit, zbulon sekretin: Duhej të..

Arbana Osmani ka shumë kohë që po merret me bizneset e saj dhe reklamat e ndryshme, për të cilat ka lidhur kontratë, por duket se i mungon televizioni.

Duke qenë se Banën nuk e pamë këtë sezon në asnjë media, (edhe pse premtoi rikthim në shtator), përveç atyre sociale, ajo ka shkëputur një pasazh nga moderimi i emisionit ‘Dua të të bëj të lumtur.’

Jo rastësisht, ish-prezantuesja zgjedh një frazë të prezantimit të saj. Teksa thotë emrin e të ftuarës, ajo shton: “është e fundit që ka mbetur në Shqipëri, burrnesha”.

Sigurisht që nuk duhet shumë mend për të kuptuar se Arbana e ka zgjedhur këtë pasazh me një qëllim të mirëmenduar. E duke qenë nga veriu i Shqipërisë e identifikon veten me ‘burrneshat’. Po ta mendosh, Arbana është një grua vërtet e fortë dhe për t’u admiruar në arritjet e saj, nëse ka ndopak intrigë brenda vetes, është një temë tjetër, por gjithsesi ia ka arritur të jetë dikur në majat e mediave shqiptare.

Këtë video, Osmani e shoqëron me postimin e ‘pafajshëm’:
“Shumë e lumtur të isha pjesë e këtij dokumentari me një fragment të programit ‘Dua të të bëj të lumtur’, që kam drejtuar për 5 vite në Top Channel”.