Blerim Vela, ish-shef i stafit të Vjosa Osmanit, ka publikuar të dhëna që, sipas tij, vijnë nga një sondazh i fundit.
“Sipas një sondazhi të kryer në 30 ditët e fundit, konfigurimi politik i Kosovës po pëson lëvizje graduale, e cila mund të hapë rrugë për lindjen e një force të re politike. LVV dhe PDK nuk kanë ndryshim të madh në %, ndërsa LDK e AAK ndahen vetëm me 1 % (të dyjat nën 10%)”, ka shkruar Vela.
“Në këtë kontekst, mund të paraqitet hapësirë për themelimin e një partie të re me orientim të djathtë, e aftë të artikulojë ofertë politike që i përgjigjet si ndjeshmërive të votuesve të ri, ashtu edhe atyre të zonave urbane/rurale, që ndihen të papërfaqësuar nga partitë aktuale”, ka shtuar ai.