Fevziu zbulon skenaret/ Kush mund të jetë kryebashkiak i Tiranës pas largimit të Veliajt, EMRA INTEREESANT

Gazetari Blendi Fevziu zbuloi mbrëmjen e sotme skenaret brenda Partrisë Socialiste.

Fevziu tha në emisionin e Ylli Rakipit se kryebashkiaku aktual i Tiranës mund të jetë zëvendësues i kryeministrit Edi Rama.

Ndërsa për postin e kryetarit të bashkisë në kryeqytet, gazetari deklaroi se Rama mund të ketë projektuar Arbian Maznikun ose Blendi Gonxhen.

“Mos të duket çudi që nëse do të ketë një largim të Ramës, Veliaj do të vijë. Është një kandidaturë që e ka vënë atë që ne i themi “shishen e qumështit”. Veliaj në fund të 4-vjeçarit tjetër mbaron mandatit, kështu që duhet të gjejë një zgjidhje brenda PS-së.

Në 2027-ën, nëse PS-ja fiton zgjedhjet e vitit 2025, çfarë roli do të ketë Veliaj, PS-ja duhet të gjejë një kandidaturë për bashkinë e Tiranës, sepse kandidaturat fillojnë 2-3 vite përpara. Është përfolur kandidatura e Arbian Maznikut, që u tërhoq nga bashkia e Tiranës pikërisht për t’u përgatitur për një kryetar të mundshëm, nëse është kështu.

Këto janë hamendje se ne nuk jemi në kokën e Ramës dhe ai nuk i diskuton me njeri. Nuk është çudi që ai ka tërhequr Gonxhen si kandidat të mundshëm për kryetar të bashkisë së Tiranës. Nuk është çudi që në këtë tre vjeçar ai të çojë edhe ndonjë kandidaturë tjetër”, theksoi Fevziu.