“Askush s’guxon t’ia përmendë emrin”/ Artan Hoxha zbulon kush është bossi më i madh

Artan Hoxha ka sqaruar në emisionin “Kjo Javë” në News24

se deklarata për personin më të rrezikshëm në Shqipëri nuk i referohej një individi konkret, por mënyrës së funksionimit të krimit të organizuar.

“Po më thoshin 2-3 veta se e kisha për filan person apo për një tjetër. Unë atë e kam në kuadrin e një modeli se si funksionon krimi i organizuar në Shqipëri”, deklaroi gazetari.

“Unë mendoj nga eksperienca që kam se gjithmonë bosi më i fortë i krimit të organizuar është ai që nuk ka nisur t’i përmendet emri në media”, tha Hoxha.

“Gangsterët shqiptarë më parë kishin dëshirë të dilnin në media. Më pas e kuptuan se ekspozimi ishte problem edhe për politikanët dhe policët që i mbrojnë”, u shpreh ai.