ËSHTË XHELOZE? Ledri Vula në një romancë të re, ky REAGIM I PAPRITUR i Sarës NUK duhet humbur

Prej kohësh në rrjet po qarkullon thashethemi se reperi Ledri Vula është në një romancë me estetisten, Rina Zaiti.

Thashethemet u përforcuan edhe më shumë pasi dyshja u fotografua bashkë në rrugët e Londrës, në ditën e ditëlindjes së Rinës.

Pasi fotoja u shpërnda kudo në rrjet, Sara Hoxha ka postuar një foto, teksa shkruhej: “Dy zemra t’i kisha pas, dyjat t’i kisha fal”.

E së fundmi, Sara ka vendosur të largojë përfundimisht Ledrin edhe nga rrjetet sociale, duke i bërë ‘unfollow’, ndonëse në profilin e saj në Instagram, ende i ruan fotot me reperin.