E FUNDIT/ Vëllai i këngëtares së njohur shqiptare, ish-banores së BBVA, tenton t’i japë fund jetës

Mëngjesin e sotëm një ngjarje e rëndë ndodhi në ‘Qytet Studenti’. Një efektiv i Gardës së Republikës tentoi t’i japë fund jetës me armën e shërbimit

Lidhur me ngjarjen e rëndë Policia e Tiranës dha detajet e para për mediat duke theksuar se gardisti qëlloi veten.

Ndërsa burime për VoxNews bëjnë të ditur se punonjësi i Gardës është Henri Haxhiraj, vëllai i këngëtares së njohur, Sheila Haxhiraj.

Ai është dërguar me urgjencë në spital por gjendja e tij shëndetësore ende nuk dihet.

Njoftimi i policisë:

Më datë 15.10.2024, në Qytet Studenti, në banesën e tij, ka qëlluar veten me armë zjarri, shtetasi H. H., rreth 37 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës.

37-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.