Sezoni i gjashtë i “Big Brother VIP Albania” përflitet se do të nisë më
19 dhjetor, ndërsa pritet njoftimi zyrtar nga Top Channel.
Ledion Liço pritet të rikthehet si moderator, pasi kishte konfirmuar pjesëmarrjen në edicionin e ardhshëm. Për panelin e opinionistëve përfliten Arbër Hajdari dhe Monika Kryemadhi, por përbërja ende nuk është konfirmuar përfundimisht.
Sipas informacioneve që qarkullojnë, shtëpia mund të pësojë ndryshime rrënjësore në koncept, ngjyra, arredim dhe kushtet e jetesës së banorëve.