“Kam tentuar shumë herë të vet*vritem”/ Historia TRONDITESE e së resë: Kisha frikë të…

Nur Al Khazal e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, në Top Channel, ka rrëfyer historinë e jetës së saj, duke i emocionuar të gjithë.

Shqiptaro-jordanezja fillimisht ka treguar historinë e dashurisë së dy prindërve të saj, të cilët humbën jetën brenda dy javësh.

“Nëna ka qenë nga Shkupi i Maqedonisë ndërsa babai nga Jordania. Janë njohur në Shkup kur studionin për farmaci. U dashuruan dhe u martuan. Mami iku në Jordani ku nisi një jetë të re. Ishin të lumtur dhe janë dashur shumë. Jemi 5 motra dhe 2 vëllezër. Ata patën një keqkuptim dhe vendosën që të ndaheshin. Mami vendosi që të rikthehej në Prishtinë kur kishte familjen e saj”, tregon e reja.

Nur ka pohuar se për shkak të ngjyrës së saj të lëkurës është bullizuar në Prishtinë.

“Jo arabe. Në shkollë isha shumë e vetmuar. Më thonin shumë fjalë të rënda, ofenduese. Kam luftuar shumë me bullizmin. Kam ndryshuar shumë shoqëri. Pata dhe ankth e depresion, për 3 vite”, ka thënë ajo, duke shtuar se ka tentuar shumë herë të vetëvritet.

“E mendon vetëvrasjen pa e patur qëllim ti. Ty të ngushtohet trupi, nuk mund të lëvizësh. Kam qarë për 24 orë pa e ditur çfarë kam. Kisha frikë të dilja me dikë, në momentin që bëja muhabet ndryshoja karakter. Në spital nuk mbaja serumin. Ka qenë periudhë shumë e keqe. E gjithë kjo nga fjalët ofenduese të njerëzve”, ka rrëfyer Nur.

“Kam tentuar shumë herë vetëvrasjen, është ai momenti që nuk e kam dashur unë, nuk jam unë, në momentin që je në ankth, në depresion nuk je ti dhe në momentin që të pyet dikush se çfarë ke ti nuk di se çfarë t’i shprehësh”, tregoi e reja.

Ajo shprehet se ka shkuar edhe te psikologu dhe psikiatra. Nur ka patur frikë që nuk do të kthehej në atë që ka qenë më përpara, kur qeshte, këndonte dhe punonte.

“Për 1 vit qëndrova në dhomë, nuk doja të shikoja as motrat dhe vëllezërit. Nuk haja bukë. Isha 90 kilogramë dhe rashë shumë afër 35 kg. Fillova palestrën por nuk më ndihmoi se lodhesha. Por erdhi një kohë që mora vesh se mami ishte e sëmurë dhe unë i thashë vetes ‘çka do të bëj unë nëse mami vdes’. E kam patur shoqe të ngushtë, më ka llastuar shumë. Fillova të bëhesha më e fortë”, tha Nur.