Përdor spec djegës për…, njerëzit të SH0KUAR nga veprimi i influencueses së njohur!

Ekush nuk dëshiron buzë të përsosura?! Para disa kohëve kërkuesit e një universiteti të rëndësishëm kalifornian kanë botuar në revistën “JAMA Facial Plastic Surgery” një studim ku ndryshuan dimensionin dhe proporcionin e buzëve të 100 fotografive me gra dhe kërkuan mendimin e njerëzve të tjerë mbi ndryshimet që kishin bërë.

Ata arritën në këtë përfundim: Buza e madhe, mishtore dhe voluminoze impresiononte më shumë. Buza e poshtme duhet të jetë 2 herë më e madhe se e sipërmja dhe kjo është me të vërtetë ajo që bën diferencën.

Ndërsa disa këshilla të ndara në rrjete sociale mund të jenë vërtet të dobishme, të tjerat janë krejtësisht të çuditshme dhe të dëmshme. Kohët e fundit, një influencuese me bazë në New Delhi ka ndezur debat në internet pasi ka shpërndarë një video që tregon një truk të saj për të “fryrë” buzët. Në video, Shubhangi Anand shihet duke përdorur spec djegës për të fryrë buzët e saj.

Pamjet në Instagram shfaqin Anand duke prerë një spec të gjelbër në mes dhe duke fërkuar buzët. Kjo i ka lënë shikuesit të hutuar dhe të shqetësuar, me shumë njerëz që e kanë cilësuar atë veprim si të pamatur dhe të rrezikshëm. Rikujtojmë se që kur iu bashkua platformës së TikTok muajin e kaluar, aktorja Anne Hathaway ka postuar tre video, por këshilla e fundit që lidhet me buzët me siguri që do t’ju pëlqejë të gjitha vajzave.

Anne thotë se buza e saj e sipërme duket pak si e “vyshkur” dhe pa jetë. Ajo i kërkon thjesht një karficë të zezë flokësh parukierit të saj, të cilën e hap në formë U-je dhe me të nis që të ‘godasë’ shumë lehtë buzën e sipërme. Aktorja thotë se ky veprim nxit qarkullin e gjakut në buzë dhe jep menjëherë një efekt të lehtë fryrjeje. Hathaway, ka një këshillë për ato që do e provojnë këtë taktikë: “Thjesht, mos e godisni fort buzën me karficë, sepse mund të dalë gjak.”