Zbulohet e vërteta! Ja si i shpëtoi burgut djali i Samir Manes, e trishtë çka i ndodhi më pas policit që u hdodh nga pallati

Ka ndodhur fiks kështu!
Një mesazh i mbërritur në redaksinë e VNA zbardh detajet e aksidentit ku i përfshirë ishte djali i biznesmenit Samir Mane.

Sa për informacion rreth rastit: djali i biznesmenit ka shkaktuar aksident pranë Parlamentit, ku ka përplasur 2-3 makina dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Ai është ndjekur nga një punonjës i rrugores dhe shoqëruar në Komisariatin Nr. 1. Oficeri i Policisë Gjyqësore i gatshëm ka qenë z. Azbi, i cili ka kryer procedurat sipas rregullave, ku në raste të tilla ndalimi personi arrestohet dhe del në gjykatë për vlerësim mase sigurie.

Pasi është shoqëruar në bllokun e sigurisë, pas disa orësh, i orientuar nga avokati, ka kërkuar ambulancë me pretendimin se nuk “ndjehej mirë.” Ambulanca e ka çuar për vizitë në spital, ku sipas mjekëve duhej të qëndronte aty deri në marrjen e masës së sigurisë. Megjithatë, ai nuk priti masën e sigurisë, pasi të nesërmen prokurori e shpalli arrestin të paligjshëm.

Kjo është e vërteta e historisë. Oficeri i Policisë Gjyqësore është një njeri me shumë integritet dhe me përvojë të gjatë në punë. Emrin, ju lutem, mos e bëni publik.
Situata shëndetësore e oficerit të policisë, i cili u hodh dje nga kati i 11 i një pallati në Tiranë paraqitet e qëndrueshme. Burime për VNA bëjnë me dije se ai aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe nën kujdesin e mjekëve.

VNA raportoi dje për këtë ngjarje, duke iu referuar faktit se polici rrugor që u vetëhodh nga lartësia e pallatit ishte i njëjti që kishte shoqëruar të dielën pasdite djalin e biznesmenit Samir Mane. Më parë, gjatë ditës së djeshme, punonjësi i policisë rrugore ka qëndruar për gati dy orë në zyrat e Agjensisë së Mbikqyrjes Policore ndërsa ka pasur debate me drejtuesit për mënyrën se si u veprua gjatë ndalimit të 26-vjeçarit Martin Mane.

Burime konfidenciale bëjnë me dije se pas daljes nga zyrat e AMP-së, oficeri i policisë ka kontaktuar me familjarë të tij, duke u shprehur i shqetësuar për vendin e punës pas përplasjeve me shefat për këtë ngjarje. Mbeten të paqarta dinamikat dhe debatet e zhvilluara mes drejtuesve të policisë për ngjarjen, ndërsa çdo interpretim do të ishte thjesht spekulim për të mbuluar gjurmët e një skandali që vështirë se do të zbardhet ndonjëherë.

Pavarësisht komenteve të ndryshme, qëndrimeve apo përpjekjeve për të fshehur detaje të ngjarjes dhe autorët e dyshuar, fakt mbetet që përballja e djalit të një prej njerëzve më të pasur në Shqipëri me forcat e rendit shkaktoi turbullirë dhe aspak transparencë.

Tashmë është e pamundur të zbardhet se sa rëndon pesha e ligjit për të birin e Samir Manes. Përfshirja e drejtuesve të lartë të policisë, Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe heshtja skandaloze e medias mbi këtë ngjarje treguan qartë se në Shqipëri nuk vepron ligji, por “Maliqi Mane.”