Deputetja e PS-së, Milva Ekonomi, deklaroi se pensionet
do të rriten gradualisht, sipas kategorive, deri në vitin 2029.
“Pensioni rural do të shkojë 400 mijë lekë të vjetra në muaj deri në 2029”, tha Ekonomi.
Ajo e lidhi rritjen e të ardhurave nga sigurimet shoqërore me luftën kundër informalitetit.
“Fondi që duhet për të shpenzuar nga sigurimet shoqërore nga 60% që ishte ka kaluar në 77% mbulimi dhe kjo është falë luftës së informalitetit dhe mbledhjes më të mirë të sigurimeve dhe shteti vë kontribut për të arritur ato objektiva”, theksoi ajo.
E pyetur për shtesat që do të marrin pensionistët nga 1 janari, Ekonomi u përgjigj:
“Ka pensione të ndryshme. Pension i plotë me kohë të plotë urban do ta ketë bonusin e vetë 36 mijë lekë të reja më shumë në muaj. Një pension i pjesshëm ka për ta pasur bonusin e vetë mujor 16 mijë lekë të reja në muaj. Një pension rural 2 mijë lekë të reja në muaj, një pension familjar 1400 lekë të reja në muaj. Norma që kemi thënë në vitin 2029”.