MRBEAST, emri i vërtetë Jimmy Donaldson, është YouTuber-i më i njohur në botë, i ndjekur nga 364 milionë njerëz në atë platformë.
Shumë po pyesin se sa fiton ai nga videot e tij virale me sfida dhe lojëra të ndryshme në të cilat garuesit fitojnë çmime, transmeton Indeksonline.
Së fundmi në rrjetet sociale kanë dalë informacione që dyshohet se tregojnë të ardhurat e tij mujore nga YouTube dhe shuma ka tronditur shumë njerëz.
Sipas ViewStats, kanali i tij në YouTube kishte gjithsej 2.688 miliardë shikime dhe më shumë se 162 milionë orë shikime midis 20 janarit dhe 15 shkurtit 2025.
Fitimet e vlerësuara gjatë asaj periudhe, bazuar në këtë numër të madh shikimesh, janë 4.2 milionë dollarë (rreth 4 milionë euro), që do të thotë se MrBeast fiton afro 50 milionë dollarë në vit nga videot e tij./Indeksonline/
MrBeast’s YouTube dashboard has reportedly leaked.
It shows that he earned nearly €4,200,000 in 28 days. pic.twitter.com/u6NWVNgQ8G
— ZinedineYouTube (@ZinedineYouTube) February 17, 2025