Ganimete Musliu, në një intervistë të vitit 2020 deklaroi se ishte beqare dhe ndihej mirë në atë status, duke shtuar se planet personale preferon t’i mbajë private për të shmangur ndikimet negative nga të tjerët.
Përveç angazhimeve politike, Musliu ka treguar lidhjen e saj me jetën rurale.
Në një video të publikuar, ajo shihet duke vozitur traktorin dhe duke kositur barin në fshatin e saj, duke theksuar krenarinë për origjinën dhe punët e fshatit, shkruan “Kosovarja”.
Pavarësisht interesit publik, Ganimete Musliu vazhdon të mbajë një profil të ulët sa i përket jetës së saj private, duke u fokusuar kryesisht në karrierën politike dhe angazhimet publike.