Kreu i PD-së, Sali Berisha, i pyetur se si do të vijojë aksioni opozitar pas humbjes së zgjedhjeve të 11 Majit, është shprehur se beteja do të bëhet në të gjitha frontet.
Berisha shtoi se “e shpejtë do të jetë dita kur ambasadat e narkodiktatorit të rrethohen në të gjitha kryeqytetet e vendeve nga populli që iu shkelmua vota”.
Sali Berisha: Ne do të dokumentojmë çdo blerje, çdo dhunim të hapur publik dhe të fshehu të ligjeve të vendit. Zgjedhjet ishin farsa më e shëmtuar e 33 viteve në Shqipëri, Farsa elektorale më e shëmtuar.
PD do të angazhohet në mbrojtje të votës si në lëvizje të fuqishme brenda vendit, por dhe në dialog intensiv dhe takime intensive me organizata ndërkombëtare, dhe vendet partnere mike për të vërtetuar të gjithë shëmtinë e farsës elektorale të datës 11 Maj.
Beteja është e hapur në të gjitha frontet, garantoj që shpejt do të jetë dita kur ambasadat e narkodiktatorit të rrethohen në të gjitha kryeqytetet e vendeve nga populli që iu shkelmua vota. Edi Rama ka shpalosur armiqësinë më te egër ndaj lirisë dhe votës së lirë të shqiptarëve. Kam bindjen e thellë se këtë mandat nuk do ta gëzojë. Dhe do të përgjigjet për këtë masakër elektorale që bëri, haptas pa asnjë kufizim