Mesazhe të koduara? Fotot e fundit të Taynës ‘trazojnë’ rrjetin

Një seri postimesh nga Tayna kanë ndezur rrjetin këtë fundjavë.

Teksa shijon diellin në prag të super sezonës që e pret e cila në fakt veçse ka nisur, ajo është shprehur: “Je bo si i huj”.

Për më tepër, në një tjetër story nga jugu i Shqipërisë ku performoi mbrëmë ajo me fokusin tek deti ka shkruar: “Për ty kom nevojë si”.

Këto postime kanë ngjallur pikëpyetje nëse janë një dedikim apo “sneak peek” i ndonjë projekti të ri që po vjen.

Sytë janë drejt Taynës sa i përket asaj që do sjellë pas super suksesit më të fundit, projektit në bashkëpunim me Yllin.

Një gjë është e sigurtë – ajo nuk zhgënjen asnjëherë! /Prive By Liberta Spahiu