Ministria e Shëndetësisë së Iranit ka njoftuar se numri i viktimave iraniane
nga sulmet izraelite që nga 13 qershori ka arritur në 606.
Ministri Mohammad Reza Zafargani bëri të ditur se mbi 5,000 persona janë plagosur dhe po marrin trajtim mjekësor në spitale të ndryshme të vendit.
24 orët e fundit kanë qenë ndër më të përgjakshmet, me 107 viktima të raportuara vetëm në këtë periudhë. Shumica e goditjeve ajrore kanë synuar infrastrukturë ushtarake dhe pika të dyshuara si qendra të zhvillimit bërthamor.
Pas ditësh të tëra përshkallëzimi, presidenti amerikan Donald Trump bëri të ditur se Irani dhe Izraeli kanë rënë dakord për një armëpushim të menjëhershëm.
Marrëveshja konsiderohet një zhvillim i rëndësishëm për uljen e tensioneve në rajonin e Lindjes së Mesme, ku frika e një konflikti më të gjerë rajonal ishte rritur ndjeshëm.