Pas zhurmës së madhe në rrjete sociale, ku u komentua gjerësisht publikimi i disa bisedave që tregojnë interesin e disa prej futbollistëve më të famshëm për të, modelja shqiptare Melisa M. ka reaguar vetë për të sqaruar situatën.
Në një postim të ndarë në Instastory, ajo pranon se mesazhet që bëjnë xhiron e rrjetit janë të vjetra dhe kurrë nuk kishin qenë të destinuara për publik.
“Bisedat janë shumë të vjetra, disa prej tyre madje edhe tre vite më parë,” – shkruan Melisa, duke theksuar se i ndau vetëm rastësisht gjatë një transmetimi live me rreth 100 persona, kur dikush e pyeti nëse ndonjë futbollist i kishte shkruar ndonjëherë.
“Ishte thjesht një moment i qeshur për mua. Nuk kam pasur ndonjë qëllim të keq,” – shton ajo.
Për më tepër, Melisa ka dashur të ndalë edhe aludimet që lidhin preferencën e saj për ekipin e Real Madridit me emrat që mund ta kenë kontaktuar në privat.
“Jam tifoze e Real Madrid prej vitesh. Dashuria për ekipin nuk ka lidhje me mesazhet që më kanë ardhur. E kuptoj pse dikujt mund t’i jetë dukur konfuze, por kjo është e vërteta,” – përfundon ajo, duke kërkuar ndjesë nëse ndokush është ndjerë i mërzitur apo i keqkuptuar.
Reagimi i Melisës vjen pas një vale komentesh dhe supozimesh, që e shndërruan atë në qendër të vëmendjes për një deklaratë që në fillim kishte vetëm natyrë spontane dhe argëtuese. /Prive By Liberta Spahiu.