Xhuli rrëfehet mes Iotëve pasi i ka dalur një video in*ime: Kam menduar të ..

Një rrëfim tronditës ka ardhur së fundmi nga ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Juliana Nura, e cila në një emision televiziv ka folur hapur për një periudhë tepër të vështirë në jetën e saj.

Ajo tregoi se në vitin 2010 kishte menduar të bëjë vetëvrasje, pasi një video shumë intime e saj ishte publikuar pa lejen e saj, pas një shantazhi që zgjati për një kohë të gjatë.

“Kam paguar një shumë të madhe, që është një shtëpi në Kosovë, vetëm që ajo video të mos dilte. Por në fund prapë më kanë shantazhuar dhe e kanë publikuar”, u shpreh ajo.

Ajo shtoi se, megjithëse e fortë për shkak të mentalitetit skandinav ku nudizmi nuk ka peshë të madhe, dhimbja më e madhe për të ishte ndikimi që kjo ngjarje kishte te familja dhe rrethi i saj.

“Unë nuk jam vetëm unë faktor, por janë të gjithë njerëzit përreth meje. Në vitin 2010 kemi qenë shumë të prapambetur në mentalitet. Nuk kemi qenë as 20% e mendjes së hapur që kemi sot”, tha ajo.