Prokuroria kërkon këtë gjë për Valon Sylën, Ministrja e Drejtësisë e kundërshton ASHPER

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar që ndaj gazetarit Valon Syla të vendoset masa e ndalimit për t’iu afruar vendbanimit apo viktimës, në kuadër të hetimeve për veprat penale “dhunë në familje” dhe “lëndim i lehtë trupor”.

Ndaj Sylës është lëshuar masa e ndalimit nga Prokuroria, ndërsa gjykata themelore ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për masën e sigurisë. Lajmin e ka konfirmuar për KOHËN kryeprokurori Zejnullah Gashi.

Ngjarja ka ngjallur reagime të shumta, teksa publiku pret zbardhjen e plotë të rastit që ka vënë sërish në qendër të vëmendjes një nga zërat më të njohur të opinionit publik në vend./Prive

Ndaj këtij vendimi të Prokurorisë, ka reaguar ashpër ministrja e drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu, që e ka konsideruar të padrejtë, të motivuar politikisht, ku ka shkruar:

Prokuroria nuk ka kërkuar paraburgim për dhunuesin Valon Syla, por ndalim të afrimit te vendi apo personi i caktuar, përkatësisht viktima.
Mjafton të dalësh nëpër studio, që të trajtohesh ndryshe nga sistemi i drejtësisë.
Këto veprime, përveç që janë të papranueshme, edhe i inkurajojnë dhunuesit që të vazhdojnë me veprime të dhunshme, sepse therrë në këmbë nuk i mbetet. Mjerim!