Edhe pse shalq1rit dhe pjepri janë konsideruar gjerësisht si simbole të verës dhe freskisë, ekspertët e shëndetit publik alarmojnë se këto fruta mund të fshehin rreziqe serioze për shëndetin nëse neglizhohet një hap thelbësor përpara se të konsumohen.
Larja e frutave, veçanërisht e shalq1rit dhe pjeprit, edhe pse mund të duket e panevojshme duke qenë se nuk konsumohet lëkura e tyre, është thelbësore për të shmangur helmimet e mundshme nga baktere të dëmshme.
Këto fruta rriten direkt në tokë, duke u ekspozuar ndaj dheut, pluhurit, ujit të ndotur dhe plehrave të ndryshme. Gjatë procesit të korrjes, ruajtjes dhe transportit, ato mund të grumbullojnë edhe më shumë mikrobe dhe papastërti. Nga fusha deri në tezgën e tregut dhe më pas në kuzhinën tuaj, shalq1ri dhe pjepri kalojnë nëpër duart e shumë personave, dhe nuk mund të dihet se sa herë janë prekur me duar të palara.
“Kur e prisni një shalq1 ose pjepër pa e larë më parë, të gjitha bakteret nga lëkura transferohen përmes thikës direkt te pjesa e brendshme që e hani të gjallë”, shpjegon Dr. Darin Detwiler, profesor i sigurisë ushqimore në Universitetin Northeastern. Ai thekson se ky transferim i baktereve mund të çojë në infeksione të ndryshme ushqimore.
Një ndryshim i vogël mes tyre është se lëkura e pjeprit, për shkak të strukturës së saj të ashpër dhe me vrima, ka tendencën të mbajë edhe më shumë papastërti dhe mikrobe sesa lëkura e shalq1rit, prandaj larja e tij kërkon një kujdes edhe më të madh.
Ndryshe nga shumë produkte të tjera ushqimore që i nënshtrohen gatimit, shalq1ri dhe pjepri konsumohen të pagatuar. Kjo do të thotë se bakteret e dëmshme si salmonela, listeria apo E. coli mund të mbijetojnë në sipërfaqen e frutave dhe të përfundojnë direkt në organizmin tuaj kur ato priten dhe konsumohen. Pasojat e infeksionit nga këto baktere janë të njohura dhe përfshijnë nauze, të vjella, diarre, të cilat zakonisht shfaqen disa orë deri në disa ditë pas konsumimit të frutave të kontaminuara.
Prandaj, ekspertët rekomandojnë fuqimisht që, para se të ndani shalq1rin ose pjeprin në feta, t’i lani mirë me ujë të bollshëm. Nëse është e nevojshme, mund t’i fërkoni me një furçë të pastër kuzhine për të larguar çdo papastërti të mundshme. Pas larjes, është e rëndësishme t’i thani frutat me letër kuzhine të pastër. Pasi t’i keni prerë, shalq1ri dhe pjepri duhen konsumuar menjëherë ose duhet të ruhen në frigorifer brenda dy orësh, në një temperaturë më të ulët se 4 °C dhe të konsumohen brenda 3-4 ditësh për të garantuar sigurinë ushqimore.
Ekspertët tërheqin vëmendjen e veçantë kur bëhet fjalë për blerjen e gjysmave ose çerekëve të frutave të prera nga shitësit ambulantë, pasi ato shpesh mund të jenë ruajtur në kushte të papërshtatshme, duke rritur rrezikun e kontaminimit.
Vetëm një hap i thjeshtë si larja e shalq1rit dhe pjeprit përpara prerjes mund t’ju mbrojë ju dhe familjen tuaj nga një helmim i panevojshëm ushqimor. Në këtë mënyrë, këto fruta do të vazhdojnë të jenë një zgjedhje e shëndetshme dhe freskuese gjatë muajve të nxehtë të verës, pa u kthyer në burim shqetësimesh shëndetësore.