“Nuk ka kuptim…”, Cristiano Ronaldo reagon i SH0KUAR pasi shoku i tij i ngushtë Diego Jota humbi jetën

Cristiano Ronaldo ka reaguar publikisht pas lajmit tragjik për vdekjen e bashkëkombësit dhe shokut të tij të afërt, Diogo Jota, i cili humbi jetën bashkë me vëllain e tij në një aksident rrugor në Spanjë.

Në një mesazh të ndjerë të publikuar në rrjetet sociale, kapiteni i Portugalisë shkruan:

“Nuk ka kuptim… Vetëm pak më parë ishim bashkë në Kombëtare. Vetëm pak më parë ti u martove. Për familjen tënde, për bashkëshorten dhe fëmijët e tu, dërgoj ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe uroj që të kenë të gjithë forcën e botës. E di që gjithmonë do të jesh pranë tyre.
R.I.P. Diogo dhe André. Do të na mungoni të gjithëve.”