Reperi Feronit Shabani, i njohur me emrin artistik ‘Fero’, është akuzuar nga Prokuroria Themelore në Gjilan për tri vepra penale: dhunë në familje, ngacmim seksual dhe kanosje.
Nga qershori deri në tetor 2024, Fero dyshohet se ka shkaktuar në mënyrë të vazhdueshme dhunë psikologjike ndaj Arbenitës, duke e ofenduar dhe shqetësuar me thirrje të shumta dhe takime për të marrë apo dorëzuar fëmijën në qendrën për punë sociale në Gjilan.
Mbrojtësja e Feros, avokatja Bedrie Berisha Rexhepi, në një prononcim për Insajderin e ka konfirmuar ngritjen e aktakuzës, dhe ka deklaruar se një e tillë ekziston edhe për Arbenitën.
“Po ekziston një aktakuzë por e njëjta ende nuk ka marrë formën e prerë dhe nuk është konfirmuar prej gjykatës. Edhe ndaj palës tjetër ekziston aktakuza aktive”.
Më tutje avokatja ka thënë se kanë bërë kërkesë që të fillojnë bisedimet me Emiratet e Bashkuara pasi që Arbenita jeton atje.
Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim:
Aktakuza e Prokurorisë ndaj Feros përshkruan edhe ngacmimet e vazhdueshme verbale dhe fizike që Fero i ka bërë modeles, përfshirë edhe puthjen në buzë kundër vullnetit së saj, si dhe përmes rrjetit social WhatsApp duke ngacmuar me fjalët ta ha zemrën… shpirti jem … ti je gruaja jem,une kam te drejtë me fjet me ty…. nuk ki të drejtë mem than jo..
Në shtator 2024, situata ka eskaluar me kërcënimet serioze nga reperi, i cili thuhet se i ka thënë ish-bashkëshortes: ke me ma ni krismen.. të vraj …ta nxjerri shpirtin prej vendit..fëlqitë nga vendi ti thej.
Prokuroria sqaron këto kërcënime Arbenita i ka marrë përmes mesazheve në WhatsApp.
Sa i përket pretendimit se ai e ka puthur ish-bashkëshorten në buzë kundër vullnetit të saj gjatë vitit 2024, i pandehuri mohon kategorikisht, duke deklaruar se një veprim i tillë nuk ka ndodhur dhe se, po të kishte ndodhur, Arbenita do ta kishte denoncuar menjëherë në polici. Ai shton se prej shkurorëzimit kanë pasur raporte të qeta, shpesh janë përshëndetur, kanë dalë për kafe bashkë me vajzën dhe madje kanë udhëtuar së bashku në Velipojë.
Në dhjetor të vitit të kaluar, Prokuroria ka paraqitur provat e nevojshme dhe ka propozuar që i pandehuri të dënohet sipas ligjit.
Fero u arrestua më 11 korrik 2023 për sulm fizik ndaj ish-bashkëshortes së tij.