“Astriti trajtohet me..” Mësohet e vërteta për rastin me djalin e Arkanit që u tha se u rrah nga një shqiptar

Gjatë ditës së djeshme, kryelajm ishte rrahja e supozuar e djalit të Arkanit nga një shqiptar nga Maqedonia i quajtur Astrit.

Lajmin e bëri publik ish-deputeti Azgan Haklaj përmes një postimi në rrjete sociale teksa gjithçka u përforcua me intervistën e dhënë nga vetë Astriti dje pasdite.

Ai tregoi një version të ngjarjes që sipas tij kishte ndodhur të dielën e që për djalin e Arkanit kishte përfunduar me ‘pasoja’.

Por, e vërteta del të jetë ndryshe.

Ky lajm nuk është i vërtetë, kjo sipas bashkëshortes së Astritit.

E kontaktuar nga Prive By Liberta Spahiu, ajo ka treguar se bashkëshorti i saj është me ç’rregullime të shëndetit mendor.

‘Nuk është e vërtetë. Astriti trajtohet për probleme të shëndetit mendor. Të dielën ka qenë në shtëpi me ne. Ai nuk e njeh dhe nuk e ka takuar djalin e Arkanit. Si familje jemi të shqetësuar nga kjo e pavërtetë’, është shprehur ajo mes tjerash në bisedë telefonike.

Bashkëshortja e tij, të cilën për arsye sigurie po e ruajmë në zbulimin e identitetit, është shprehur:

“Është e rëndësishme të theksohet se z. Sejdi vuan nga probleme të vërtetuara psikologjike. Gazetarët dhe mediat që e kanë intervistuar sot është dashur, për arsye profesionalizmi, të verifikojnë informacionin dhe të sigurohen për besueshmërinë e burimit para se ta bëjnë publikimin. Kërkojmë nga të gjitha kanalet dhe platformat që kanë publikuar këtë informacion të gabuar të bëjnë menjëherë një korrigjim dhe të heqin përmbajtjet përkatëse”.