Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar sonte Ardina Golën kandidat për kryetar të Komunës së Gjakovës në zgjedhjet e 12 tetorit.
Në ceremoninë e prezantimit ka marrë pjesë edhe kryetari i VV-së, Albin Kurti, raporton IndeksOnline.
Mirëpo aty nuk është parë partnerja e koalicionit të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.
Ajo fillimisht ishte shprehu kundër nominimit te Agon Batushes duke kërkuar që për të parin e Gjakovës të propozohet një emër i pranueshëm për të gjithë.
Por edhe pas ndërrimit të kandidati duket se Kusari-Lila nuk e ka dhënë ‘aminin’ as për kandidaturën e Ardian Golës.
Mbetet te shihet nesër nëse Alternativa e Mimoza Kusarit do të dorëzojë në KQZ kandidatin e saj për Gjakovën, apo do të ‘detyrohet’ të kërkojë vota për kandidatin e propozuar nga Vetëvendosje. /IndeksOnline/
Postimi i plotë i Vetëvendosjes për zyrtarizimin e Ardian Golës për kryetar të Gjakovës: