Erald Xhenjo është 14-vjeçari që ka ndërruar jetë pasditen e sotme pas një sherri me një tjetër bashkëmoshatar në fshatin Pirg të Maliqit.
Nje ngjarje e rende ka ndodhur ne Maliq kur nje i ri eshte vrare pas konfliktit me thika ne lokal.
Burime bëjnë me dije se viktima është shtetasi Erald Xhejo, 14-vjeç. Dy të miturit janë konfliktuar me thika në ambientet e një lokali, rreth orës 17:00 në fshatin Pirg.
Gjatë sherrit, 14-vjeçari tjetër e ka goditur me thikë Erald Xhejon, duke e lënë të plagosur. Ky i fundit u dërgua me urgjencë në spitalin e Korçës, por nuk ka arritur dot t’u mbijetojë plagëve të marra.
Sipas policisë autori dhe viktima kanë pasur konflikt më herët mes tyre, por ende mbetet e paqartë arsyeja.
Sipas të dhënave ditën e sotme ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të lokalit në fshatin Pirg.
Dy adoleshentët janë takuar për tu sqaruar por kanë debatuar mes tyre dhe më pas janë konfrontuar fizikisht.
Viktima ka humbur jetën si pasojë e goditjeve të marra me thikë. Sakaq mësohet se autori ka dëmtime, por jo me thikë dhe është duke u marrë në pyetje nga policia në ambientet e spitalit.
Maliq/Informacion paraprak
Rreth orës 17:30, në fshatin Pirg, në ambientet e një lokali, ka ndodhur një konflikt dyshohet me mjet prerës (thikë) mes dy 14-vjeçarëve.