Moderatorja Gerta Gixhari u bë një emër mjaft i komentuar pas pjesëmarrjes së saj në ‘Big Brother VIP Albania’, ku tërhoqi vëmendjen e publikut me stilin dhe energjinë e saj.
Pas përfundimit të spektaklit, Gerta ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale, ku ndan momente nga jeta e saj personale. Prej më shumë se një muaji, ajo po shijon pushime luksoze jashtë vendit, shkruan “Kosovarja”.
Fillimisht ndodhej në Kroaci, ndërsa së fundmi ka bërë të ditur se po kalon disa ditë relaksi në Francë.
Kjo ka bërë që ndjekësit të komentojnë se Gerta po i shpenzon paratë e fituara nga “Big Brother” pikërisht për këto udhëtime dhe për të shijuar jetën pas spektaklit.