“S’di çfarë ka..”, REAGON babai i Jozefin Markut pas shpë’rthimit me tritol në Fushë-Kuqe

Babai i ish-konkurrentit të “Big Brother Vip Albania”, Jozefin Markut, ka reaguar për herë të parë pas shpërthimit me tritol që ndodhi në Fushë-Kuqe në mëngjesin e 26 gushtit.

Në dëshminë e dhënë para policisë, ai ka mohuar se ka ndonjë konflikt personal apo problem që mund të lidhet me këtë ngjarje dhe theksoi se as djali i tij nuk është përfshirë në situata të ngjashme.

Sipas tij, familja nuk ka patur asnjë arsye të mendojë se mund të bëhej shënjestër e një sulmi të tillë.

Shpërthimi ndodhi në fshatin Gurëz, pranë portës së jashtme të banesës së një gruaje me inicialet M. D.

Hetimet e para treguan se ajo nuk kishte hasmëri me askënd dhe nuk shihej si objektiv i mundshëm. Burime nga policia dyshojnë se atentati kishte si shënjestër kryesore Jozefin Markun, por autorët kanë gabuar adresën, duke vendosur lëndën plasëse te shtëpia e gabuar.

Gjatë krehjes së zonës, hetuesit zbuluan disa gëzhoja të vjetra, të cilat u morën për analiza si prova materiale.

Aktualisht, autoritetet po shqyrtojnë çdo pistë që mund të ndihmojë në zbardhjen e motivit dhe identifikimin e autorëve. Hetimet vazhdojnë, ndërkohë që familja Marku bën thirrje për drejtësi dhe qetësi.