“Me krenari e lot..” Mesazhi EMOCIONUES i Xhensila Myrtezajt për hyrjen në shkollë të vajzës së saj

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, ka ndarë me ndjekësit e saj një moment shumë të veçantë familjar.

Vajza e saj, Ajka, ka nisur sot klasën e parë dhe ky hap i madh i ka sjellë këngëtares emocione të forta, shkruan Insajderi.

“Ajka ime, sot hapi yt i parë në klasë të parë më mbushi zemrën me krenari e lot gëzimi. Ti je ëndrra ime më e bukur që po rritet çdo ditë … uroj që çdo bankë shkollore të të sjellë dritë, dije dhe kujtime të paharrueshme”, ka shkruar Xhensila.

Ajo e shoqëroi mesazhin e saj me fjalë të ndjera, duke e cilësuar vajzën si bekimin më të madh të jetës.