Kush qëlloi mbi Charlie Kik? DALIN DETAJET nga atentati më i rëndë i vitit në Amerikë

Një ngjarje tronditëse ka goditur politikën amerikane dhe opinionin publik botëror. Aktivisti konservator Charlie Kirk, një nga figurat më të njohura të gjeneratës së re të djathtë në SHBA, u vra mbrëmjen e 10 shtatorit 2025 gjatë një ligjërate në Universitetin Utah Valley në Orem, Utah.

Sipas raportimeve nga autoritetet amerikane, të shtënat u kryen nga një ndërtesë rreth 200 metra larg vendit ku Kirk po mbante fjalimin e tij. Plumbat e qëlluar në drejtim të podiumit i morën jetën 31-vjeçarit, duke shkaktuar kaos dhe panik te studentët dhe pjesëmarrësit.

Fillimisht policia ndaloi një person të moshuar i veshur me një bluzë blu, por më vonë u konfirmua se ai nuk kishte lidhje me ngjarjen dhe u lirua. Hetimi aktualisht është nën drejtimin e FBI-së dhe ATF-së, por deri më tani nuk ka një person të identifikuar si autor i krimit.

Vrasësi i Charlie Kirk mbetet në arrati, ndërsa autoritetet federale e konsiderojnë rastin si një hetim të hapur dhe me prioritet të lartë.

Vdekja e Kirk ka shkaktuar reagime të shumta, ku ligjvënës amerikanë, figura publike dhe qytetarë të thjeshtë kanë dënuar fuqishëm aktin, duke bërë thirrje për refuzimin e dhunës politike dhe respektimin e vlerave demokratike.

Ngjarja mbetet në qendër të vëmendjes ndërkombëtare, teksa pritet që ditët në vijim autoritetet të japin detaje të reja për autorin e atentatit që i mori jetën një prej zërave më të fuqishëm konservatorë të kohëve të fundit.

/Prive By Liberta Spahiu