Vrasja që TR0NDITI Amerikën dhe botën: Kush është Charlie Kirk — ja çfarë duhet të dini

Charlie James Kirk, një nga figurat më të njohura të krahut të djathtë në SHBA, është sulmuar me armë gjatë një fjalimi në Universitetin e Luginës së Utah-ut.

Ngjarja ndodhi si pjesë e turneut të tij politik “America’s Comeback Tour”, ku një person i moshuar hapi zjarr, duke i shkaktuar vdekjen me një plumb në qafë.

Sipas dëshmitarëve, auditori u përfshi nga paniku, ndërsa policia arrestoi menjëherë autorin e dyshuar. Hetimi është marrë në dorë edhe nga FBI, ndërsa reagimet e mbështetësve dhe figurave politike nuk kanë munguar.

Charlie Kirk, i lindur në Illinois në vitin 1993, është themelues i “Turning Point USA”, një organizatë që promovon idetë konservatore tek të rinjtë dhe në kampuse universitare.

Ai është një mbështetës i hershëm i Donald Trump dhe një nga zërat më me ndikim të lëvizjes MAGA. Përmes platformave të tij, përmbajtja mediatike ka arritur mbi 15 miliardë shikime vetëm në vitin 2024.

Sulmi ndaj Kirk vjen në një klimë të përshkallëzuar të dhunës politike në Shtetet e Bashkuara. Vetëm pak javë më parë, një kongresiste nga Minesota dhe bashkëshorti i saj u vranë në banesë, ndërsa në një tjetër rast në Kolorado u përdor një pajisje ndezëse kundër protestuesve.

Këto ngjarje po ngrejnë alarmin për sigurinë e figurave publike dhe për tensionet e thella politike në vend.