Familja e Gani Gecit ka kundërshtuar raportimet për arrestimin e ish-deputetit të LDK-së, duke thënë se ai shkoi vullnetarisht në polici pas një telefonate për intervistim.
“Unë, Valdrin Geci, deklaroj se kam qenë me babain dhe disa shokë duke pirë kafe në Che Bar”, thuhet në postim. “Pas telefonatës së policisë, Gani Geci ka shkuar vullnetarisht për të dhënë deklaratë në Policinë e Republikës së Kosovës”, vijon reagimi.
“Pasi të intervistohet, Gani Geci do t’u përgjigjet të gjitha mediave për shpifjet e tyre se kinse është arrestuar”, thuhet më tej.