Ja çfarë publikoi gruaja e Charlie Kirk-ut vetëm pak orë para se ai të VR*TEJ

Charlie Kirk, aktivisti konservator dhe themeluesi i “Turning Point USA”, është konfirmuar i vdekur nga autoritetet pas atentatit me armë gjatë një fjalimi në Universitetin e Luginës së Utah-ut.

Lajmi ka tronditur opinionin publik amerikan dhe ndërkombëtar, ndërsa reagimet kanë qenë të shumta.

Presidenti Donald Trump reagoi me një video të gjatë, duke e quajtur ngjarjen “të tmerrshme” dhe duke e përshkruar Kirk si një “Legjendë” në një postim në rrjetin Truth Social.

Ndërkohë, në rrjete sociale po qarkullon një detaj që ka ngjallur vëmendje të madhe.

Vetëm pak orë para ngjarjes tragjike, gruaja e Charlie Kirk kishte publikuar në profilin e saj biblik psalmin 46:1, që sot po shikohet si një rastësi e frikshme, ku shkruhet:

“Zoti është streha dhe forca jonë, një ndihmë shumë e pranishme në telashe.”

Pas konfirmimit të vdekjes së aktivistit konservator, ky postim ka marrë një domethënie të veçantë dhe është shpërndarë gjerësisht në rrjete sociale, duke u komentuar si një shenjë e dhimbshme që lidhet me tragjedinë.