Detaje të reja kanë dalë nga hetimet për atentatin ndaj aktivistit konservator Charlie Kirk, i cili u vra me një të shtënë gjatë një debati në Universitetin e Luginës së Utah-ut.
Sipas burimeve të Fox News, autoritetet kanë zbuluar mesazhe të shkruara në armën dhe municionin e përdorur në sulm.
Në raportin paraprak thuhet se fishekët mbanin shënime me referenca ndaj “ideologjisë transgjinore dhe antifashiste”.
Arma e përdorur ishte një pushkë gjermane e tipit Mauser .30-06 bolt-action, e gjetur nga hetuesit e mbështjellë me një peshqir në një zonë të pyllëzuar pas atentatit.
Departamenti i Drejtësisë dhe ATF kanë nisur verifikimin e këtyre të dhënave, por ende nuk kanë konfirmuar zyrtarisht nëse përshkrimet përputhen plotësisht me provat e sekuestruara në vendngjarje.
Hetimet vazhdojnë, ndërsa autoritetet federale dhe lokale po përpiqen të zbardhin motivet e autorit dhe rrethanat e atentatit që tronditi opinionin publik amerikan.