‘PIas’ në Partinë Demokratike/ Deputeti i njohur i del hapur KUNDËR Berishës

Deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Vlorës, Bujar Leskaj, ka shprehur hapur kundërshtinë e tij ndaj propozimeve për grupin parlamentar të partisë, duke votuar kundër zgjedhjes së Gazment Bardhit si kryetar.

Në një deklaratë për mediat pas takimit në selinë e PD, Leskaj theksoi se Sali Berisha ka gabuar rëndë me këtë vendim. “Isha kundër kryetarit të grupit parlamentar. Mendoj se Doktor Berisha ka gabuar në këtë rast, ka gabuar rëndë madje!” tha Leskaj.

I pyetur nëse kjo do të çojë në ndarjen e tij nga Partia Demokratike, Leskaj u përgjigj shkurt: “Pse do ndahem? Jam deputet i Partisë Demokratike”.

Ndërkohë, grupi parlamentar i PD-së ka përcaktuar edhe pozicionet e tjera:

Nënkryetarë: Belind Këlliçi dhe Tomor Alizoti.
Sekretare: Elda Hoti.
Zëdhënëse: Ledina Alolli.
Nënkryetar i Kuvendit: Agron Gjekmarkaj u konfirmua në këtë post.
Qëndrimi i Leskajt sinjalizon një përçarje të brendshme në Partinë Demokratike, pikërisht në një moment kur pritet një riorganizim i plotë i strukturave të saj.