Janë publikuar pamjet nga momenti fatal kur aktivisti konservator Charlie Kirk u qëllua me armë gjatë një debati në Universitetin e Luginës së Utah-ut.
Në video dëgjohet biseda e tij e fundit me audiencën, ku po diskutonte mbi çështjen e dhunës me armë.
Një student e pyeti se sa persona transgjinorë kishin kryer sulme me armë gjatë 10 viteve të fundit. Kirk u përgjigj: “Shumë”, duke marrë duartrokitje nga turma, e më pas shtoi fjalinë e tij të fundit: “Duke i numëruar apo pa i numëruar dhunat e bandave?”
Menjëherë pas kësaj, një krismë u dëgjua dhe plumbi e goditi në qafë, duke shkaktuar panik në turmë. Autoritetet konfirmuan vdekjen e tij pak më vonë.
Presidenti Donald Trump reagoi në rrjetin e tij Truth Social duke e quajtur Kirk-un “të Madhin dhe Legjendarin”, ndërsa e përshkroi si figurën që kuptoi më mirë rininë amerikane. Guvernatori i Utah-it, Spencer Cox, e cilësoi ngjarjen si një “atentat politik”.
Hetimet po drejtohen nga FBI dhe Departamenti i Sigurisë Publike në Utah, të cilët deklaruan se atentati besohet të ketë qenë një sulm i targetuar, i qëlluar nga çatia e një ndërtese pranë vendit ku zhvillohej eventi. Autoritetet po mbledhin prova për të zbardhur tërësisht mënyrën si ndodhi ngjarja.