Xheneta NUK PËRMBAHET, me një mesazh direkt për publikun pasi mori pjesë në varrimin e vëllait të Gjestit

Ish-partnerja e Gjestit, Xheneta Fetahu, e cila ishte e pranishme në ceremoninë mortore të Eldion Kelmendit, ka reaguar ashpër ndaj kthimit të dhimbjes në spektakël publik.

Ajo iu drejtua me një mesazh të gjatë ndjekësve dhe mediave, duke kritikuar shpërndarjen e fotove dhe videove nga varrimi.

Xheneta e cilësoi të dhimbshme kthimin e një momenti kaq të rëndë në “skena filmimesh e postimesh në rrjete sociale”.

Ajo bëri një apel të fortë, duke thënë se çdo foto apo video e shpërndarë ua rëndon plagën familjarëve, të cilët kanë humbur më të dashurin e tyre.

Apeli i saj ishte i qartë: “Mos i ndani videot dhe fotot nga varrimi. Lëreni dhimbjen të mbetet aty ku është – brenda atyre që po e përjetojnë, jo në duart e rrjeteve sociale.”

Ajo e mbylli mesazhin me një thirrje për njerëzi dhe respekt, duke falënderuar njëkohësisht familjen Kelmendi për mikpritjen.

Reagimi i plotë:

“Është shumë e dhimbshme kur momente të tilla të rënda, si varrimi i vëllaut të Gjestit, kthehen në skena filmimesh e postimesh në rrjete sociale. Ju lutem, tregoni pak mëshirë dhe respekt për dhimbjen e familjes së tij.

Ata e kanë humbur më të dashurin e tyre, dhe çdo video apo foto e shpërndarë ua rëndon plagën edhe më shumë. Në emër të gjithë atyre që e ndjejnë këtë humbje, dua të falënderoj familjen e Gjestit për mikpritjen dhe përzemërsinë që treguan në këtë ditë kaq të rëndë.

Apeli im është i qartë: mos i ndani videot dhe fotot nga varrimi. Lëreni dhimbjen të mbetet aty ku është – brenda atyre që po e përjetojnë, jo në duart e rrjeteve sociale.

Allahu ua shtoftë gajretin familjes, ua lehtësoftë dhimbjen dhe ua shpërbleftë durimin.

Kësaj here, ju kërkoj të tregoni pak njerëzi. Nuk po ju lypim gjë tjetër, veçse respekt për ata që po vuajnë”