Pas pamjeve të shpërndara nga ceremonia mortore e Eldion Kelmendit, vëllait të reperit Gjesti, ku pjesëmarrësit filmonin me celularë, gazetari i njohur, Flavio Qarri ka shpërthyer ashpër duke e cilësuar veprimin si “përdhosje e kufomës”.
Gjatë një interviste për T7, ai kritikoi ashpër kthimin e varrimit në një spektakël mediatik.
“E kthyen [varrimin] në një spektakël. Më perversët aty janë ata që e shijuan atë gjë. Ata që ishin protagonist të atyre kamerave të ngritura. Mjaftonte njëri të kishte thënë ulini ato kamera. Asnjëri s’kishte guximin dhe çmendurinë që t’i mbante ato kamera ngritur. Nuk është as normale dhe as e pritshme. Gjithçka është e pritshme dhe të normalizohet pas këtij momenti. S’ja vëmë fajin vetëm tiktokut apo brezit të ri se pamë aty 60-vjeçar që mbanin telefonin ngritur, që t’ja u fusje nanjë shpulle aty…”, tha ai, duke theksuar se mjaftonte që një person të kishte kërkuar uljen e kamerave.
Ky reagim i fortë bashkohet me kritikat e figurave publike si Efi Dhedhes, Xheneta Fetahu dhe Eliona Pitarka, duke treguar indinjatën e gjerë kundër shfrytëzimit të dhimbjes njerëzore për vëmendje.