Dyshimet për një lidhje mes rep-artistes së njohur Loredana dhe reperit Don Xhoni po bëhen gjithnjë e më të forta. Në rrjetet sociale po qarkullojnë imazhe që i kanë vënë ndjekësit në dyshim, pasi të dy shfaqen me unaza të ngjashme.
Në një foto të publikuar, Loredana shihet duke bërë një selfie në pasqyrë, ku bie në sy unaza e Don Xhonit.
Kjo ka bërë që fansat të mendojnë se reperi ia ka dhuruar unazën këngëtares si shenjë lidhjeje. Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka reaguar zyrtarisht, komentet e ndjekësve sa vijnë e shtohen, duke e kthyer këtë temë në një nga më të diskutuara në rrjete sociale.
