Video/ Momenti viral kur Macroni qëllon me shpullë kryeministrin Rama, nuk e kurseu

Kryeministri Edi Rama ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale pas një momenti viral me presidentin francez, Emmanuel Macron, gjatë një diskutimi mes tyre.

Rama bëri humor me gafën e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili ngatërroi Armeninë me Shqipërinë, duke pretenduar se kishte zgjidhur luftën mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit.

Rama iu drejtua Macron-it duke i kërkuar përse nuk e uroi për këtë “luftë” që vendi i tij nuk do ta luftojë më.

Gjatë batutave të Ramës, Macron u pa se ndihej në siklet dhe shpesh tentoi me gjeste ta ndalonte. Më pas, me një pëllëmbë të lehtë, Macron goditi Ramën me humor dhe u largua.

Ky moment mes dy liderëve, i filmuar dhe i shpërndarë në rrjet, është kthyer menjëherë në viral, duke treguar një anë më të pazakontë të diplomacisë.