“E kemi vendosur bashkë”, Arjan Curri zbulon marrëveshjen për t’u bërë baba me kolegen

Në podcastin me Grida Dumën, Arjan Curri ka ndarë një tjetër moment nga ato që e karakterizojnë: të sinqerta, të drejtpërdrejta dhe shpesh të vështira për t’u kuptuar nga të gjithë. Analisti ka folur hapur për mënyrën se si e sheh ai të ardhmen e tij familjare — një qasje që pak kush do ta imagjinonte.

Gjatë rrëfimit për etapat kryesore të jetës së tij, nga fëmijëria te zgjedhjet profesionale, Curri ndaloi edhe te tema e atësisë. Ai nuk ngurroi të tregojë se e ka të qartë limitin e tij, qoftë në marrëdhënie apo në projekte personale.

Sipas tij, të sjellësh një fëmijë në jetë nuk është vendim që merret lehtë, veçanërisht kur nuk vjen nga një lidhje e fortë romantike. Për këtë arsye, ai pranoi se mund të shkojë drejt një rruge më pak tradicionale: të bëhet baba përmes një marrëveshjeje.

“Po jam duke folur me një kolegen time tani, e cila akoma nuk po pranon që të bëj një fëmijë me të dhe të kujdesem për të dhe fëmijën tim me të në një lloj distance”, tha Curri.

Ai e shpjegoi qasjen e tij:

“Kam një gjë unë o Grida që arrij një gjë dhe them ‘kjo është? Ç’është kjo, nuk është për mua’. E lëmë. Prandaj them unë ruaj të tjerët nga vetja…”

Kur Duma e pyeti nëse kjo do të thotë të mos provojë kurrë të bëhet baba, ai u përgjigj pa hezitim:

“Te fëmija nuk duhet të bësh shaka, nëse te këto të tjerat ka një lloj falje.”

Në një moment tjetër të bisedës, ai shtoi:

“Po, ose do të bëhesha me marrëveshje.”

Dhe kur u pyet sesi e kishte zgjedhur kolegen e përfolur, Curri u kthye:

“Më zgjodhi ajo mua. Është femër, grua që nuk më bezdis, respekton karakterin tim për një hapësirë.”

Deklaratat e tij, si gjithmonë, lanë shumë hapësirë për interpretim — mes seriozitetit, ironisë dhe stilit karakteristik që e ka bërë një figurë të pazakontë në ekran.