‘Është i mbaruar! S’dihet nëse…’ – dalin detaje t’ronditëse për policin që rrahu kamarierin në Vlorë, thuhet se është braktisur nga të gjithë

Dhuna e ushtruar nga policit Ardian Isufi në Vlorë nga pronari i lokalit, ku polici qelloi me shpulle kamerierin ka lene pasoja te renda per te. Sipas te dhenave prane familjes, polici është dëmtar shumë rëndë, ndërsa asnjë zyrtar policie nuk i eshte gjendur ne krahe gjithe keto muaj.

Ne ate kohe kur ndodhi ngjarja, pikerisht ne fund te muajit korrik, avokati Kujtim Cakrani deklaronte se ishte në reanimacion polici i policisë së shtetit dhe nuk ka shkuar sot asnjë zyrtar i policisë ta pyesë, ta kontrollojë çfarë ja ka ndodhur.

“E kuptoni në çfarë shteti terrorist jetojmë. Po pamjet kur i dhanë dorën njëri-tjetri dhe i kërkuar falje babait për fëmijën pse nuk dalin, janë ulur kanë pirë kafe gjysmë ore.

Po fshihet një krim që është bërë ndaj një oficeri policie. Ai nuk dihet do ketë jetë apo nuk do ketë, është dëmtuar shumë rëndë dhe nuk e ka vizituar askush… se ato pamje që kanë hedhur aty që po goditet ai fëmija, është braktisur polici i shteti ka 20 e ca vite në polici”, tha Cakrani ne ate kohe.

Ngjarja e ndodhur në Vlorë me 27 korrik ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik. Lidhur me këtë ngjarje ka folur dhe Artan Hoxha, i cili tha se ngjarja do të ishte ndryshe sipas tij nëse djali do të ishte jabanxhi dhe jo vlonjat.

Ai tha më tej se ngjarja është ende e paqartë dhe e shkëputur. Hoxha shkon më tej, ku thotë se kryeministri, me reagimin e tij, i hodhi benzinë zjarrit.

Ndërkohë, pronari i objektit është një nga investitorët më seriozë, ka tre resorte. Përveç se është pronar, është dhe punëdhënësi më i madh në atë qytet.

Vendi ku ndodh ngjarja është Vlora. Vlora s’ka sebep të madh për të nisur sherri. Se po të ishte ndonjë jabanxhi, e dimë ne sesi mund të ndodhte. “– tha Hoxha.

Megjithate, pas kaq muajsh, polici duket se ka dale nga gjendja kritike per jeten, por ai ka mbetur pa pune dhe pa mbeshtetje, ku ka marre denimin per dhunen ndaj kamarierit, nderkohe qe per dhunen ndaj tij nuk eshte pergjigjur askush.