Ngjitje e fortë në listën e LDK-së: Ukë Rugova befason me numrin e votave

Ukë Rugova, djali i presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugovës, është ndër kandidatët më të votuar të Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputetë, kur janë numëruar 6,02% e votave.

Ai renditet aktualisht i treti, pas kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku dhe nënkryetares Hykmete Bajrami.