Petrit dhe Elona Florini, humbën jetën tragjikisht paraditen e sotme në aksidentin e ndodhur në aksin “Lezhë–Mabë”, në fshatin Gocaj.
Ata kishin lidhje familjare me kryetarin e Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, këtë e ka bërë me dije vet ndreu përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook”.
“Petrit Florini, djali i tezes time me bashkeshorten Elona Florini, sot humben jeten tragjikisht ne nje aksident ne Lezhe!” ka shkruar ai. Teksa më tej ka shkruar se kjo ishte një ngjarje trinditëse për të gjithë familjarët duke përfunduar: “U preheshi ne paqe Petrit dhe Elona!”
Kujtojmë se Petriti dhe Elona Florini udhëtonin me automjetin tip “Mercedes Benz”, kur u përplasën me një tjetër makinë, me të cilën po qarkullonte një grua me dy fëmijët e saj të mitur, 6 dhe 2 vjeç, të cilët kanë mbetur të plagosur.
Nga veprimet paraprake të policisë dyshohet se shkak për aksidentin është bërë lagështira në rrugë, duke sjellë humbjen e kontrollit të drejtuesit të automjetit dhe më pas goditjen e fortë anësore nga foristrada, e cila po lëvizte në drejtim të Shkodrës.

Postimi i plotë:
Petrit Florini, djali i tezes time me bashkeshorten Elona Florini, sot humben jeten tragjikisht ne nje aksident ne Lezhe! Nje ngjarje tronditese per te gjithe ne!
U preheshi ne paqe Petrit dhe Elona!