Mbledhje sekrete në vilën e Saukut: Zbardhen porositë e Edi Ramës për ministrat e tij

Prej orës 10:00, kryeministri Edi Rama ka mbledhur kabinetin qeveritar si dhe Grupin Parlamentar Socialist, në një takim të zgjeruar në Sauk.

Vizion Plus mëson se mbledhja e kryeministrit është fokusuar në katër boshte.

Ekonomia dhe siguria kanë qenë diskutimet e para, teksa përpos raportimit, ministrat dhe deputetët morën direktiva sa i përket këtij viti.

Dy sektorë të tjerë që patën fokusin gjatë mbledhjes ishin politika e jashtme dhe social.

Kjo është mbledhja e parë që kreu i qeverisë zhvillon me kabinetin e tij për këtë vit, ndërsa kjo formë takimi zhvillohet çdo janar.