Banori i BBVK, Labinot Haxhiu, u përball me një të ndjeshëm brenda shtëpisë, pasi gjatë Prime-it u transmetua një letër/audiomesazh nga ish-partnerja e tij, Matilda, e ardhur pas puthjes që ai pati me Bia Khalifën.
Mesazhi i Matildës, i transmetuar i plotë në spektakël, përmbante akuza të forta dhe emocione të thella zhgënjimi. Ajo shprehej se ishte ndjerë e tradhtuar publikisht, duke theksuar se puthja e Labinotit me një tjetër grua, para syve të publikut dhe rrethit të saj familjar, kishte qenë goditja më e rëndë për të.
Në rrëfimin e saj, Matilda nënvizonte se kishte qenë mbështetëse ndaj Labinotit dhe i kishte dhënë miratimin që ai të ndiqte rrugën që e bënte të lumtur, por sipas saj, mungesa e sinqeritetit për mënyrën se si do të paraqitej marrëdhënia e tyre në publik e kishte bërë gjithçka të papranueshme. Ajo përmendte gjithashtu planet e përbashkëta për të ardhmen, përfshirë ndërtimin e një shtëpie bashkë, të cilat u rrëzuan papritur.
Megjithatë, historia nuk përfundoi me kaq. Pas këtij lajmi ka reaguar edhe familja e Labinotit, e cila ka nxjerrë në publik prova dhe mesazhe që, sipas tyre, tregojnë se Labinoti dhe Matilda kanë qenë të ndarë para hyrjes së tij në Big Brother, dhe se ky fakt ishte i njohur edhe nga produksioni.
Familjarët publikuan screenshots të komunikimeve, përfshirë mesazhe me moderatorin Alaudin Hamiti, si edhe mesazhe të vetë Matildës ku ajo flet për ndarjen dhe vendimin e marrë më herët. Sipas tyre, këto prova hedhin poshtë pretendimin se ndarja ka ardhur pas zhvillimeve brenda shtëpisë dhe se situata po përdoret për dramë publike.



